Flash News

E-TJERA

Akuzat e PD, KQZ i kërkon prokurorisë hetim të thelluar për Elton Banon

Akuzat e PD, KQZ i kërkon prokurorisë hetim të thelluar për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike, për verifikimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje.

KQZ i ka drejtuar një kërkesë prokurorisë për të kryer verifikimet lidhur me pretendimin e PD, se Elton Bano është dënuar në Angli në periudhën e viteve 1998-2000 për vjedhje. KQZ shkruan në kërkesën e paraqitur Prokurorit të Përgjithshëm se Bano ka ndryshuar gjeneralitetet, pra të dhënat e tij si datëlindja dhe vendlindja.

"Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Elton Ilir Bano, rezulton se ka deklaruar:  Ne rubrikën I. TË DHËNA PERSONALE", PIKA B, "Gjenealitete të mëparshme" të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar gjeneralitetet e tij dhe është shprehur se ka ndryshuar datëlindjen nga "24.01.1981" në "24.07.1978" dhe vendlindjen nga "Prishtinë, Kosove" në "Lushnje"”, thuhet në kërkesën e KQZ.

Akuzat e PD, KQZ i kërkon prokurorisë hetim të thelluar për

Sipas kërkesës që PD kadepozitoi në KQZ, Bano e ka fshehur dënimin për vjedhje në formularin e vetëdeklarimit.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000. Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

Ndërsa vetë kandidati i Lushnjes, Elton Bano i ka mohuar akuzat duke u shprehur se ka jetuar në Angli si një emigrant dhe ka qenë i pajisur me një vizë që e lejonte të lëvizte. “Deklaroj se në Angli kam jetuar si cdo emigrant i ketij vëndi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lejonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010”, deklaroi Bano.

Të fundit