Flash News

E-TJERA

Fshihej në hotel me armë dhe mijëra euro, dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut

Fshihej në hotel me armë dhe mijëra euro, dalin pamjet e

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet nga aksioni në një hotel në Orikum, ku u arrestua Flodian Plaku, 42 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Gentjan Bejtjës, më 15 mars 2024. Plaku, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i kërkuar për disa ngjarje kriminale, u kap së bashku me Julian Aliajn, që gjithashtu mbante armë zjarri.

Gjatë operacionit u sekuestruan një armë pistoletë me 17 fishekë, 25 mijë euro dhe 7 celularë. Arrestimet pasuan hetime intensive, që zbuluan edhe tre persona të tjerë që kishin ndihmuar Plakun të fshihej: A.L., A.D. dhe L.D., të cilët u kapën në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Vetëm tre ditë më parë, në një tjetër operacion të koduar “Në Gjurmë”, policia arrestoi në Vlorë edhe Kleanth Bylykyn, alias Armando Gega, i kërkuar për vrasjen e Renato Hoxhajt më 27 prill 2025. Për këtë ngjarje janë ndaluar dhe shpallur në kërkim disa persona të tjerë, përfshirë një shtetas rumun me precedentë të rëndë kriminalë.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur tërësisht rrjetin kriminal të përfshirë në këto vrasje të bujshme.

 

Të fundit