Flash News

E-TJERA

Fuga-Petro Koçit: Të kanë lënë fare nervat, ngadalë se na lemerise

Fuga-Petro Koçit: Të kanë lënë fare nervat,

Akademiku Artan Fuga me anë të një statusi në “FB”, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Petro Koçi karshi tij, teksa shkruan se këtë të fundit e kanë lënë nervat fare.

Sipas profesorit, Koçi e ka sulmuar atë duke e konsideruar “ballist te Sali Berishes”, vetëm se ka kundërshtuar projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Reagimi i Artan Fugës

Pse e kanë lëshuar kaq keq nervat Petro Koçin?

Meqe Petro Koci, i dorehequr disa here nga mjaft detyra, si edhe se fundmi i dorehequr si zevendeskryetar komisioni ne Kuvend, ne nje postim ne fcb,  per shkak te kundërshtimit tim te projektligjit qe ai ka firmosur per Akademinë e Shkencave, si antikushtetues, dhe meqe kam shprehur dakordesine per cka e kane konsideruar metoden e tij puc institucional si edhe pse kam botuar fjalë të tija dje në Kuvend, me akses publik, me quan, sado pa përmendur emrin,   “ballist te Sali Berishes”, “narcist”, “gjithollog”,

Hahaha Petro antifashisti, të kanë lëshuar fare nervat!

Unë nuk kam faj që të pëlqej! Është më e fortë se unë!

Nuk kam asnjë siguri se autori e di kuptimin e fjalëve qe perdor. Kam dyshime. Por, e siguroj se me ka bere te qesh sot me vete, si edhe te mendoj cfare deputeti kemi qe kur nje qytetar si une, sado gjithollog, narcist, ballist, te jem, e kundershtoj publikisht, ne te drejta e mia qytetare, ai leshohet bash si Osman Takja kunder armiqve, ku Petrua, ku Osman Takja, me batare fjalësh rruge.

Ngadalë Petro se n’a lemerise! Hahaha!

Eshte e qarte qe deputet si ky nuk kane si te jene me te tille. Une e di se e ka mandatin e fundit.

Nderkohe e pershendes me nje hit, me te shtrenjtin ne bote, besoj, ku kengetari, si gjithollog eshte edhe politikan, legjislator i shkences, kryetar ish partish, tani edhe mbytes i zerit qytetar, etj, dhe kendon live duke pare veten ne pasqyre sikur te isha une, narcisti. Dhe e poston vetë ai!

Jooo, deri ketu nuk ka narcist qe arrin, une jo e jo!

Ja vlen! Unë sinqerisht e dëgjoj çdo të enjte në mëngjes!

Shijojeni!

Të fundit