Flash News

E-TJERA

Fuga thumbon Bashën: Në mëngjes i iku partia nga kontrolli, në darkë i hedh në gjyq

Fuga thumbon Bashën: Në mëngjes i iku partia nga kontrolli,

Akademiku Artan Fuga nuk i ka ndalur kritikat mbi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë Kuvendit të Berishës, akademiku e gjykoi më të drejtë që Basha t’i bashkohej pjesës tjetër të anëtarësisë, në vend që ‘të rinte në një qoshe të selisë’.

Në jë postim në Facebook, Fuga ka reaguar pas daljes në media të Bashëh dhe Kryesisë për të deklaruar shkarkimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Berishës. Me një ironi, Fuga e sheh më shumë afër ‘ëndrrës’ se realitetit lëvizjen e Bashës, në një kohë kur sipas tij, ‘partia i ka ikur nga kontrolli’.

Postimi:

Mos po shoh ëndërr?

Në mëngjes atij i iku partia krejt nga kontrolli, ky në darkë deklaron se do t'i hedhë në gjyq se i morën stemën.

Ata në mëngjes i thonë s'kemi më lidhje fare me ty, të kemi heq, ky në darkë u thotë se meqë tani në aksham nuk keni ardhur në mbledhje, prandaj do t'ju përjashtoj!

Fërkoj sytë dhe them me vete: Mos jam në ëndërr! Po kush e mëson mo!

Të fundit