Flash News

E-TJERA

Funksionimi i BKH-së/ Duhen 60 hetues, por vetëm 28 janë kualifikuar; Aida Hajnaj bën thirrje për aplikim

Funksionimi i BKH-së/ Duhen 60 hetues, por vetëm 28 janë
Foto ilustruese

Prej disa ditësh Byroja Kombëtare e Hetimit ka rihapur garën për 32 vakanca. Apelin për të marrë pjesë e ka përsëritur sot Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj. Ndërkohë që kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë vendosur prej disa ditësh në faqen zyrtare.

Deri më tani vetëm 28 kandidatë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë përmbushur kushtet që kërkohen. Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në shtator të vitit që lamë pas, Aida Hajnaj mori detyrën e drejtueses së kësaj strukture, e cila ende nuk ka nisur nga puna. Byroja që u ideua si  krahu i djathtë i SPAK-ut, duhet të ketë 60 hetues, por edhe, përgjues, agjentë operacionalë si dhe këshilltarë e juristë. Për të plotësuar kuotën e nevojshme është ende larg.

Disa ditë më parë ambasada ameriken iu bëri thirrje të gjithëve atyre që kanë ëndërruar të jenë pjesë e FBI-së, të marrin pjesë në garën për hetues të FBI-së.

Të fundit