Flash News

E-TJERA

Furgoni i bashkisë i mbushur me ushqime për fushatë elektorale, çështja i kalon SPAK

Furgoni i bashkisë i mbushur me ushqime për fushatë elektorale,
Foto ilustruese

Prokuria e Beratit ka vendosur t'ia kalojë SPAK-ut hetimin e çështjes, ku një furgoni i bashkisë së Beratit i mbushur me ushqime u bllokua ditën e djeshme nga me pretendimin se do të shpërndaheshin në këmbim të votave.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, kandidati i PD për deputet në Berat, Tomor Alizoti bashkë me mbështetës të PD bllokun një furgon pak metra larg bashkisë. Sipas Alizotit, furgoni ishte i mbushur me ndihma nga rezervat e shtetit, për t’u shpërndarë në disa lagje të qytetit për fushatë.

Për këtë çështje, Prokuria e Beratit shpalli mungesë të kompetencës.Drejtues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim bënë kallzim penal mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat.

Të fundit