Flash News

KRYESORE

‘Furtunë’ në qeveri, Rama shkarkon pesë ministra të kabinetit

‘Furtunë’ në qeveri, Rama shkarkon pesë ministra

 Në mbledhjen e asamblesë së PS-së Kryeministri, Edi Rama njoftoi lëvizjet në qeveri.
 
Sipas tij, disa prej ministrave janë shkarkuar, ndërsa disa të tjerë vetëm janë ‘ricikluar’ duke mbetur në kabinet dhe duke u pozicionuar në dikasterë të tjerë.

Kështu, ministret që largoi nga qeveria janë Olta Xhaçka dhe në vend të saj si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme emëroi Igli Hasani.

Evis Kushi, është një tjetër emër i larguar nga sot qeveria. në vend të saj si ministre e Arsimit u emërua Ogerta Manastirliu, e cila vjen nga ministria e Shëndetësisë, post ky i mbajtur për një kohë të gjatë.

Frida Krifca u shkarkua si Ministre e Bujqësisë dhe në vend të saj rikthehet Anila Denaj, ish ministrja e Financave

Në krye të shëndetësisë emërohet Albana Koçiu që deri tani ka qenë drejtoreshë e DAP-it.  

Ndërkohë njoftoi edhe krijim e ministrisë për pushtetin vendor që do të drejtohet nga n/kryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Ndryshimet në qeveri:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Ervin Mete

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: Igli Hasani

Ministre e Arsimit: Ogerta Manastirliu

Ministre e Bujqësisë: Anila Denaj

Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu

Ministre Shteti për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj

Ministër për Pushtetin Vendor: Arbjan Mazniku

Të fundit