Flash News

E-TJERA

Fushata e Home Office për emigrantët, kontrabandistët shqiptarë "tallen" me Britaninë

Fushata e Home Office për emigrantët, kontrabandistët

Një javë pasi Home Office nisi një fushatë për të ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët të mos emigrojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone, kontrabandistët shqiptarë i janë kundërpërgjigjur fushatës “ndalim dhe deportim”.

Siç shkruan “Daily Mail”, kontrabandistët janë tallur me qasjen e Britanisë së Madhe ndaj emigrantëve, në reklamat ku Home Office promovon shërbimet e qeverisë.

Gangsterët, të cilët kërkojnë deri në 3500 £ për kalimet e rrezikshme të Kanalit, i janë kundërpërgjigjur me reklamat e tyre në platformën e mediave sociale TikTok. Gangsterët garantojnë se askush nuk do të kthehet mbrapaht në Shqipëri.

“Kalimi këtë fundjavë. 3000 £ nga Franca në MB. Askush nuk do t'ju kthejë në Shqipëri”, thuhet në një reklamë.

Reklamat e tjera sugjerojnë se ata që bëjnë udhëtimin do të kalonin vetëm “një ditë në paraburgim”.

Hulumtimi nga Observatori i Migracionit i Universitetit të Oksfordit zbuloi se shumica e të liruarve nga ambientet e paraburgimit u mbajtën për më pak se 29 ditë, me vetëm 13 për qind që qëndruan më gjatë.

Projektligji i Migracionit Ilegal, i cili është duke u shqyrtuar në Dhomën e Lordëve, do të sigurojë që ata që mbërrijnë ilegalisht në MB do të ndalohen dhe largohen menjëherë.

Të fundit