Flash News

E-TJERA

Masat anti-Covid në fushatë, Jaupaj thirrje partive: Nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë

Masat anti-Covid në fushatë, Jaupaj thirrje partive: Nuk duhet të

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-Covid gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat nga stadiumi ‘Air Albania’ ku po vaksinohen sot për herë të parë efektivët e policisë, Jaupi tha se nuk duhet të jenë shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë.

Shifrën e të prekurve në total se kam. Kemi pasur efektivë të prekur nga COVID. Rreth 8 veta janë pushim për shkak të covid.

8 efektivë kanë humbur jetën. Nuk kemi pasur numër të shtuar infektimesh, por përqindja ka qenë si gjithë popullata. Në ambientet e mbyllura kemi vendosur gjoba.

Iu behet thirrje partive politikë në mënyrë të vazhdueshme. Ne nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë.

Gjithsecili duhet të ruajë distancimin, pavarësisht se jemi në fushatë. Iu bëj thirrje subjekteve politike që t’i kërkojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë masat mbrojtëse, duke vendosur maskat”, tha Jaupi.

 

Të fundit