Flash News

E-TJERA

Fushë-Arrëz, plagoset me thikë polici në qendrën e votimit

Fushë-Arrëz, plagoset me thikë polici në qendrën e

Një punonjës i policisë në Fushë-Arrëz është plagosur me thikë gjatë mbylljes se procesit të votimit.

Sipas njoftimit të policisë, është bërë dhe identifikimi i autorit, bëhet fjalë për 32-vjeçarin Mikel Lleshajn, banues i Qafë Malit dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas disa burimeve paraprake ende të pakonfirmuara mësohet se polici është goditur me thikë në veshka.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit