Flash News

E-TJERA

Gafa e presidentit Begaj pas lirimit nga detyra të kreut të SHISH, fshin menjehërë dekretin

Gafa e presidentit Begaj pas lirimit nga detyra të kreut të SHISH,

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Helidon Bendo është larguar dje nga detyra.

Lirimi nga detyra i Bendos është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Mirëpo, pas publikimit të dekretit, gazetarët kanë ‘kapur’ në shkresë një tjetër gafë të presidentit.

Gazetari Armand Bajrami ka konstatuar se emërtimi i institucionit vazhdon të cilësohet si Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), në një kohë që emërtimi i saktë i këtij institucioni është Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), ndryshim ky i bërë që në nëntor të vitit 1999 me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gazetari i kujton edhe shkarkimin nga institucioni i presidencës të Edvin Shvarc një prej njerëzve që më së miri njihte procedurat dhe protokollet e funksionimit të këtij institucioni. 

Postimi i gazetarit Bajrami

Vetem gafa e radhes…

Presidenca publikoi dy here sot dekretin e kokështetit per lirimin nga detyra te kreut te Sherbimit Informativ. Publikoi te parin dhe e fshiu. Pastaj publikoi nje tjeter. Pse do thoni ju. Po ja, tek i pari iu referua sherbimit me SHIK e jo SHISH.

Dikush t’i thote presidentit, qe shkarkoi Zhvarcin nga puna, se emertimi i Sherbimit Informativ ka ndryshuar me vendim te Kushtetueses vetem… 23 vjet me pare.

Të fundit