Flash News

E-TJERA

Gara për hetues në BKH, certifikohen 28 kandidatë

Gara për hetues në BKH, certifikohen 28 kandidatë

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka mbyllur verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që të certifikojë 28 kandidatë nga 37 që konkurronin.

Sipas komisionit, nëntë të tjerë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:

28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.

9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë .

Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së”, thuhet në njoftim.

Të fundit