Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e BKH-së, gazetari: Vetëm 2 nga 7 kandidatë e kaluan testin e së vërtetës, por asnjë nuk u skualifikua

Gara për kreun e BKH-së, gazetari: Vetëm 2 nga 7 kandidatë e

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar se se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës.

Duke folur për A2 CNN, ai tha se pavarësisht këtij fakti, ata nuk janë skualifikuar.

Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë. Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj.

Sipas tij, “testi i së vërtetës është vendosur me ligj, por pastaj anashkalohet. Model alla shqiptar…”, shton ai. 

Të fundit