Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e ri të SPAK, Vangjeli: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët

Gara për kreun e ri të SPAK, Vangjeli: Do dalin histori të

Analisti Lorenc Vangjeli deklaron se gara për kreun e ri të SPAK ka nisur i helmuar.

I ftuar në Top Story, Vangjeli thekson se kandidatët do të nxjerrin histori të çuditshme për njëri-tjetrin në media.

“Procesi ka nisur i helmuar me vlerësimin e kandidatëve, ku ligji e përcakton saktë rolin e relatorit. Detyra e relatorit ka qenë të përgatisë materialet. E fshehta ishte që z. Stojani, pikërisht për tu mos bërë palë me këtë çështje, është tërhequr nga procesi. Vetëm ky fakt tregon që procesi i helmuar. Në një vend të vogël siç është Shqipëria, roli i individit është i jashtë zakonshëm. Integriteti i tij mund të bëjë dimrin ose verën në institucion. Mund të ndajë të mirën nga e keqja.

Të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në politikë, po flasim për ata që kanë peshë… Ka një vëmendje të madhe qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita që kanë interes të madh se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit që ata e urrejnë me shpirt, qoftë nga bota e biznesit, qoftë nga bota e medias. Mos u habisni të dalin në media histori të çuditshme nga kandidatët. Do përdoren segmente të ndryshëm mediatike, që në mënyrë do infiltrohen informacion në dëm të secilit kandidat”, shprehet Vangjeli.

 

Të fundit