Flash News

E-TJERA

Gara për Kushtetuesen/ KED shqyrton dy kandidaturat e Presidentit, çfarë vendosi

Gara për Kushtetuesen/ KED shqyrton dy kandidaturat e Presidentit,
Në foto: Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u mblodh sot për të shqyrtuar dy kandidaturat, Përparim Kalo dhe Klajdi Mone për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

KED vendosi që Përparim Kalo të vazhdojë garën për Kushtetuesem, ndërsa Klajdi Mone u ndalua për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore që parashikon Kushtetura, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të dyja kandidaturat janë propozuar nga Presidenti i Republikës.

"1.Lejimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Z. Përparim Kalo, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Z. Klajdi Mone, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës", thuhet në njoftim.

Të fundit