Flash News

E-TJERA

Gara për SPAK/ Altin Dumani prezanton platformën: E shoh si mision, ky është fokusi im

Gara për SPAK/ Altin Dumani prezanton platformën: E shoh si mision, ky

Pas prokurorit Adnan Xholi, ishte Altin Dumani që prezantoi platformën e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai u shpreh se këtë post, nëse zgjidhet, nuk e sheh si punë por si mission.

Dumani deklaroi se në fokus do të ketë ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsioni. Më tej shtoi se garancia më e madhe e krijimit të një prokurorie të suksesshme është bilanci i tre viteve që kaluan.

Deri më sot, Dumani ka qenë prokuror dhe zëvendëskryetar i SPAK-ut, ndërsa tani synon drejtimin e organit më të rëndësishëm të akuzës në vend.

“Ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion, pasi nëse më jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të kem në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin.

Unë besoj se suksesi bazohet nga bashkëpunimi, nga puna në grup, nga autonomia dhe nga integriteti i çdo anëtari të Gjykatës së Posaçme. Të flas për veten, sa herë më është dashur të angazhohem në gara, është pak e vështirë, pasi ne prokurorët jemi pak të kursyer për veten.

Nuk e kam parë asnjëherë si një vend pune e kam parë si një mision dhe këtë frymë kam përhapur te të gjithë kolegët. Një mision që kërkon angazhim maksimal dhe jam përpjekur që në këto 3 vjet të jap angazhimin maksimal. Garancia më e madhe e krijimit të një prokurorie të suksesshme është bilanci që unë kam këto tre vite. Megjithëse kam mbajtur postin e zëvendëskryetarit unë kam marrë një numër të plotë çështjesh për hetim”, u shpreh ai.

 

Të fundit