Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Garo takon Berishën pas Bashës për të marrë bekimin si deputete në Durrës
Partia Demokratike duket se do të kandidojë në Durrës ish-misin dhe moderatoren Floriana Garo për deputete.
Në media është përfolur se Garo është parë në takime me drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe me vetë kryetarin, Lulzim Basha.
Burime pranë Garos për Politiko.al bëjnë me dije se ish-moderatorja ka takuar ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrat e tij, tek Aba Center. Ndërkohe vetëm 3 ditë më parë, Garo ka takuar kreun e PD-së Lulzim Bashën.
Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, Floriana Garo mund të jetë pjesë e listave në Durrës.
Kujtojmë se emri i ish-misit është përfolur dhe në zgjedhjet e 2017-ës se do ishte pjesë e listës së PD-së në Tiranë dhe asokohe, Garo e mohoi këtë lajm duke thënë se nuk kishte shprehur kurrë ambicie për të qenë pjesë e politikës.
Floriana Garo ka qenë moderatore për disa vite e "Jo vetëm modë" në Klan Tv dhe tashmë prej disa kohësh është shpërngulur në Zvicër me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, por siç duket, ajo do të lërë Zvicrën për t`u fshirë në politikë me Partinë Demokratike.
Mund të lexoni dhe: ‘Ethet’ e 25 prillit, kush janë emrat e sigurt në listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe PD