Flash News

E-TJERA

Gati për zilen e parë/ Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, rrezikohet mbyllja e institucioneve në disa qytete

Gati për zilen e parë/ Nis viti i ri shkollor në të

Sot me 8 shtator, nis viti i ri shkollor në vend, ku 345 mijë nxënës do t’u drejtohen bankave të shkollës pas pushimeve verore.

Fillimi i këtij viti shënohet jo vetëm me masa të reja sigurie dhe etikë, por edhe me sfida të vjetra të sistemit arsimor, që lidhen me mësimin me dy turne, mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe pagat e ulëta të mësuesve.

Këtë vit, punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla.

Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ndërkohë që autoritetet kanë shtuar patrullimet pranë shkollave dhe kanë miratuar Kodin e ri të Etikës, që ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë orarit mësimor, ekspertët paralajmërojnë se problemi kryesor mbetet menaxhimi i shkollave, mungesa e investimeve dhe ulja e numrit të nxënësve, që rrezikon mbylljen e disa klasave dhe shkollave.

 

 

 

Të fundit