Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ahmetaj ka pasaportë bullgare, do e përdorë për t’u mos u ekstraduar

Gazetari: Ahmetaj ka pasaportë bullgare, do e përdorë për

Teksa po komentonte deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani se priten zhvillime interesante rreth Arben Ahmetaj, gazetari Elton Qyno ka deklaruar se ish-zv.kryeministri ndodhet në një ven të BE-së dhe nëse arrestohet pritet të ekstradohet.

Qyno deklaroi se Arben Ahmetaj ka pasaportë bullgare që është pjesë e Bashkimit Europian dhe do përdorë të gjitha instrumentet ligjore për të refuzuar ekstradimin.

Priten veprime në ditët në vijim. Çështja Ahmetajt do të ketë zhvillime. Ai është një figurë mjaft e lartë sa i përket qeverisë së Ramës dhe është në kërkim për tu arrestuar. Është qartësuar se ai është në një vend të BE-së dhe nëse do të arrestohet, ai do të ekstradohet. Ahmetaj gëzon pasaportë të BE-së nga Bullgaria dhe pritet që ai të përdorë të gjithë instrumentet ligjore për të mos u ekstraduar.” – tha Qyno në Ora News.

Të fundit