Flash News

E-TJERA

Gazetari Elton Qyno ankimon në Apel vendimin e GJKKO-së për kontrollin e banesës

Gazetari Elton Qyno ankimon në Apel vendimin e GJKKO-së për

Gazetari Elton Qyno ka ankimuar këtë të hënë në Apel, vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e sendeve personale nga ana prokurorëve të SPAK-ut, si pasojë e refuzimit të tij për dhënien e burimeve të informacioneve për publikimin e lajmeve të tij.

Qyno tha se i ruhet publikimit të informacioneve të telefonin e tij. Ai bëri thirrje që Gjykata e Apelit duhet ta lexojë sipas ligjit ankimimin duke vendosur në prioritet privatësinë familjare jo vetë të punë që përmbajnë telefonat e tij të sekuestruar.

"Të gjitha dokumenat që unë kam publikuar ka qenw një informacion i cili ka qenë në dosjen e zbardhur. Unë jam thirrur për një ndalim të publikimit të akteve dhe informacioneve dhe aty është bërë shënim në deklarim që janë nxjerrë sekrete hetimore. Gjatë hetimit më është kërkuar në mënyrë ultimative të lë telefonat dhe burimet e informacioneve. Kam kundërshtuar të gjitha vendimet e gjykatës. Depërtimi i BKH në shtëpi, në zyrë dhe në SPAK ishte një vendosje në presion. Kanë pezulluar aktivitetin të punës duke mos më lënë të ndjek asnjë çështje kriminale. Frika më e madhe është që mos të nxjerrin asnjë sekret të punës. Janë materiale familjare."-përfundoi Qyno.

Të fundit