Flash News

E-TJERA

Gazetari i BILD: Rama u mori gazetarëve celularët para intervistës

Gazetari i BILD: Rama u mori gazetarëve celularët para

Në mbështetje të gazetarit të “Der Spiegel”, Mathieu von Rohr dhe Michael Martens, për deklaratat e bëra ndaj kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe një tjetër gazetar gjerman, Peter Tiede.

Në një postim në platformën “X”, Tiede nga BILD shkruan se Rama në një intervistë për një televizion gjerman, i ka kërkuar ekipit të gazetarëve, të heqin telefonët e tyre.

Sipas gazetarit, kontaktet e gazetarëve kanë përfunduar tek njerëzit pranë Ramës.

“Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t'i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës.  Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës kanë njohur kontakte të skuadrës”, shkruan Tiede në platformën “X”.

Të fundit