Flash News

E-TJERA

Gazetari i Shkodrës u pengua nga RENEA të kryej detyrën, Gledis Nano urdhër të nisin verifikimet e punonjësve të policisë

Gazetari i Shkodrës u pengua nga RENEA të kryej detyrën, Gledis

Vjen reagimi i Policisë së Shtetit lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku gazetari i ABC News Simon Shkreli u pengua të kryej detyrën e tij gjatë aksionit të ndërmarrë nga forcat RENEA.

Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij. 

Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të rritur parametrat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet për të kapur personat që qarkullojnë të armatosur apo që posedojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.

Duke vlerësuar fort rolin e medias në informimin e publikut dhe duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve për të qenë bashkë në misionin për më shumë siguri, Policia e Shtetit dënon çdo akt dhe do të marrë masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, lidhur me këtë incident edhe SHÇBA ka nisur verifikimet. Gazetari Shkreli ndodhet në ambientet e shërbimit, për të dhënë deklaratën e tij”, reagon policia.

Të fundit