Flash News

E-TJERA

Gazetari jep detajet: Atentatori i Behar Sofisë s'i mori lekët për vrasjen, marrëveshja ishte për 50 mln lekë

Gazetari jep detajet: Atentatori i Behar Sofisë s'i mori lekët

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje mbi ekzekutorët e atentatit ndaj Behar Sofisë në kryeqytet, pas arrestimit të katër personave nga policia, të cilët i konsideroi si një grup vrasësish me pagesë. 

Qyno shprehet se vetë personi që ka bërë vrasjen e Behar Sofisë ka thënë se është bërë një kontratë me vlerë 50 milionë lekë për këtë vepër. Ndërsa më tej shton se janë dy persona bashkëpunëtor të vrasësit, si dhe një ideator, por akoma nuk dihet se cili është personi që e ka porositur vrasjen.

"Vetë personi që ka bërë vrasjen ka thënë se është bërë një kontratë me vlerë 50 milionë lekë për këtë vepër. Pavarësisht se është bërë një marrëveshje, vetë ekzekutori nuk ka marrë asnjë lek nga kjo punë e tij. Kemi dy persona që janë bashkëpunëtor me vrasësin, por akoma nuk e kemi idenë se kush është porositësi i kësaj vepre penale. Dihet se ideatori i kësaj vrasjeje është Skënder Vathi i cili ka koordinuar 3 personat, por personi për llogari të të cilit është kryer vrasja mbetet mister.

Këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, sepse kemi qitësin, vëzhguesit dhe personin organizator. Ai është larguar fillimisht me biçikletë dhe më pas ka shkuar drejt kodrave të Liqenit të thatë, e më pas është larguar me një makinë drejt Malit të Zi. Kanë qenë autoritetet e Malit të zi ata që e kanë identifikuar Ernest Shytin duke kontaktuar me policinë shqiptare. Policia e vendit fqinj ka vepruar me shpejtësi dhe e ka dorëzuar këtë individ në Shqipëri." tha gazetari për Ora News.

Qyno shtoi se është shumë e vështirë gjendja e armës së krimit, pasi mund ta ketë marrë uji, por theksoi se ka mjaft prova të tjera për zbardhjen e ngjarjes.

"Këto janë skena të përsëritur përgjatë lumit të Lanës ku policia kontrollon me polumbarë për armë. Vetëm në një rast është gjendur një armë në lumë, ndërsa për rastet e tjera nuk është gjetur. Arma është një element kyç i krimit, por edhe vetë autori ka treguar dinamikën e ngjarjes së ndodhur shumë pranë kryeministrisë. Është e vështirë që të gjendet arma, pasi ka pasur edhe rënie shiu pas vrasjes dhe arma mund të jetë marrë nga ujërat. Unë personalisht nuk kam shpresa që të gjendet arma. Ka prova të tjera përpos armës, duke filluar qysh nga rrëfimi i autorit, komunikimet telefonike, rrobat e autorit dhe dëshmitë e personave në vendngjarje." shprehet Qyno.

Shtetasit e arrestuar sot nga policia janë autori i vrasjes Ernejt Shyti, 24-vjeç, si dhe tre bashkëpunëtorë të tij Xhuljano Visha, Skënder Vathi, dhe Leonar Xhixha.

 

Të fundit