Flash News

E-TJERA

Gazetari shqiptar: Së shpejti, më shumë se 50 fëmijë dhe gra të kampit Al-Hol do të jenë në Rinas

Gazetari shqiptar: Së shpejti, më shumë se 50 fëmijë

Gazetari shqiptar i ‘Le Iene’, emisionit të njohur në Itali, Taulant Kopliku shkruan se së shpejti, më shumë se 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq në Siri do të jenë në Rinas.

Në një status në rrjetet sociale, gazetari shkodran thotë se ata pritet të riatdhesohen pas një operacioni që ka zgjatur disa javë në terren.  

Per pak kohe me shume se 50 femije dhe gra te kampit famëkeq do te jene ne Rinas. Ka qene nje operacion i dy te derguarve te sherbimevete inteligjences qe zgjat prej disa javesh ne terren.
Nje falenderim kete radhe duhet per bashkepunimin e ngushte te te gjithe aktoreve ne terren, perfshi njerezit e besuar te presidentit te republikes.
Aktualisht ne kamp kane mbetur (fshehur per te mos u kthyer), nje grup shume i vogel grash. Kerkimi i tyre ka shtyre edhe per tre dite rikthimin e femijeve dhe grave.
Fatkeqesisht per ta, mundesite per te ardhur ne Shqiperi minimizohen”, shkruan gazetari.

Taulant Kopliku është gazetari shqiptar që së bashku me kolegët italianë të emisionit investigativ italian “Le Iene”  i prezantuan për të parën herë opinionit publik historinë e vogëlushit Alvin Berisha, i rrëmbyer nga e ëma dhe i degdisur në kampin “Al-Hol”, në Siri. Sot i shpëtuar dhe i riintegruar me moshatarët e tij në Itali.

Të fundit