Flash News

E-TJERA

Genc Burimi: Skenarin e Shqipërisë po e shohim edhe në SHBA, Berisha si Trump

Genc Burimi: Skenarin e Shqipërisë po e shohim edhe në SHBA,

 

Analisti Genc Burimi ka folur për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha, me votat e PS.

Për Ora News, Burimi e vlerësoi si në ngjarje të trishtë nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet. Burimi e krahasoi rastin e Berishës me atë të Trump, teksa tha se tek të dy nuk sheh asnjë zmbrampsje.

“E pashë si diçka të trishtë nga mënyra se si po zhvillohen këto ngjarje. Berisha nuk mund të jetë i pandjeshëm në një ditë të veçantë. Për të tani fillon beteja e parë personale e jetës së tij. Por sot do i duhet të zhvillojë betejën e tij personale.

Sot skenarin e Shqipërisë po e shohim në SHBA  dhe anasjelltas. Trump baras Berisha dhe Berisha baras Trump. Nuk shoh as te Trump një zmbrapsje, as te Berisha një Zmbrapsje”, tha Burimi.

Të fundit