Flash News

E-TJERA

Gërdeci/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon rihetim për Fatmir Mediun

Gërdeci/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon rihetim

Sikurse kishte paralajmëruar SPAK ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të mos rihetohej për çështjen e Gërdecit.  SPAK ka dorëzuar sot ankimimin në Apelin e GJKKO-së.

Rreth një javë më parë GJKKO vendosi që Mediu të mos rigjykohej. Vendimi u mor nga gjyqtari  Erjon Çela. Familja Durdaj, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar nga shpërthimi i Gërdecit, iu drejtua me një letër GJKKO-së, ku i kërkoi rinisjen e hetimeve për ish-ministrin.

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë mbi kërkesën e SPAK për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ajo ia kaloi çështjen GjKKO-së me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë të 109 të të tjerëve.

 

Të fundit