Flash News

E-TJERA

Gianluigi Donnarumma vulos transferimin te Manchester City për 27 milionë £

Gianluigi Donnarumma vulos transferimin te Manchester City për 27

Manchester City ka konfirmuar nënshkrimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain për 27 milionë £. 26-vjeçari i është bashkuar City-t me një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë në stadiumin Etihad deri në vitin 2030, me opsionin e një viti shtesë.

Donnarumma, i cili ka bërë 486 paraqitje, e filloi karrierën e tij profesionale me AC Milan në vitin 2015, duke u bërë portieri i dytë më i ri që debutoi ndonjëherë në Serie A, në moshën 16 vjeç e 242 ditë.

Pas gjashtë vitesh me Milanin, Donnarumma u transferua në Ligue 1 me Paris Saint-Germain, ku fitoi 10 trofe të mëdhenj dhe luajti 104 ndeshje, duke ndihmuar PSG të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë sezonin e kaluar.

"Të nënshkruaj për Manchester Cityn është një moment kaq i veçantë dhe krenar për mua. Po bashkohem me një skuadër të mbushur me talente të klasit botëror dhe një ekip të udhëhequr nga një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit, Pep Guardiola. Ky është një klub që çdo lojtar në futbollin botëror do të donte ta bashkohej", ka deklaruar Donnarumma.

Të fundit