Flash News

E-TJERA

Gjak dhe plumba hakmarrje, zbardhen detaje nga atentati me 3 viktima, kush ishte shënjestra

Gjak dhe plumba hakmarrje, zbardhen detaje nga atentati me 3 viktima, kush

Tre persona u ekzekutuan mbrëmje e djeshme në Memaliaj.  Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi i cili është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit, Gledio Muka dhe M. Çela.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamerieri dhe një klient i lokalit.

Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tyre, teksa nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit.  Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.

Artur Çela u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se autorët kanë qenë me një automjet tip “BMË” ngjyrë të zezë. Ata anë ardhur nga qendra e Memaliajt dhe kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Njëri ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt tavolinës ku ishin ulur Shyqo dhe Artur Kalemi.

Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemin. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me atentatin ku mbetëm 3 viktima gjatë3 orëve të vona të natës së djeshme.

Të fundit