Flash News

E-TJERA

Gjashtë ditë para zgjedhjeve, tre ambasadorë shkojnë në Elbasan

Gjashtë ditë para zgjedhjeve, tre ambasadorë shkojnë në
Luigi Soreca, Peter Zingraf

Gjashtë ditë para zgjedhjeve, tre ambasadorë të akredituar në vendin tonë kanë shkuar në Elbasan. Kryediplomati i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ambasadorja e Francës, Elisabet Barsak dhe ai gjerman Peter Zingraf ndodhen në Elbasan, ku kanë nisur takimet me drejtuesit politik të këtij qarku.

Ambasadoret do takohen me drejtuesin e PS-së, Taulant Ballën, të PD-së Gazmend Bardhin dhe Rudina Hajdarin të Nismës “Thurje”. Pas takimeve, ambasadorët do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 12:30.

Elbasani është vizituar edhe nga ambasadorja amerikane dhe ai britanik, pak kohë më parë. Ky qark është cilësuar si zonë e nxehtë elektorale.

 

Të fundit