Flash News

E-TJERA

Gjashtë qytetarë të infektuar me Delta ishin të vaksinuar, Bino jep detaje

Gjashtë qytetarë të infektuar me Delta ishin të vaksinuar,

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se gjashtë nga personat që janë infekstuar me variantin Delta, kishin qenë të vaksinuar. Bino bëri me dije se qytetarët e infekstuar ishin vaksinuar me Astrazeneca, Pfizer dhe Coronavac.

“Janë 6 raste të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar me AstraZeneca në prill. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac”, tha Bino.

Sa i përket vaksinimit të detyrueshëm të të rinjve, zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se deri më tani nuk është në plan. Ajo bëri thirrje për sensibilizim te të rinjtë, por dhe gjithë qytetarët.

“Sensibilizimi i qytetarëve nuk është punë vetëm e ministrisë, por e gjithë shoqërisë. Të rinjtë e kanë kulturën e vaksinimit dhe jam i bindur që nuk do shtrohet për të rinjtë vaksinimi i detyruar se jam i bindur se do e bëjnë sepse duhet ta bëjmë”, tha Rakacolli.

 

Të fundit