Flash News

E-TJERA

Gjenden mbetje kockore në një gropë qymyri në Shkodër, dyshohet se i përkasin një 67-vjeçari

Gjenden mbetje kockore në një gropë qymyri në Shkodër,

Gjenden mbetje kockore në një gropë qymyri në fshatin Vilzë në Shkodër.

Sipas policisë, dyshohet se këto mbetje i përkasin Q. L., 67 vjeç pasi mendohet se ai ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr

“Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit