Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 55-vjeçari pranë banesës në Pogradec, detajet e para nga policia

Gjendet i pajetë 55-vjeçari pranë banesës në

Një person është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit