Flash News

E-TJERA

Gjendet një arsenal armësh në Gramsh

Gjendet një arsenal armësh në Gramsh

Është gjetur një arsenal armësh në Gramsh. Policia njoftoi se ato janë gjetur në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar pasi pronari nuk jeton më.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

Të fundit