Flash News

E-TJERA

Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit

Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e

Në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit janë gjetur sende të paligjshme. Pas kontrolleve të një nate më parë është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit.

Frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit, raporton Balkan Web.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij.

Të fundit