Flash News

E-TJERA

Gjendet një dritare e hapur, pezullohet shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kurbin

Gjendet një dritare e hapur, pezullohet shpërndarja e materialeve
Foto ilustruese

Në KZAZ-në numër 15 në Kurbin, Laç ka ndodhur një incident që ka sjellë pezullimin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Ditën e sotme në objektin, ku ndodheshin materialet zgjedhore, është gjetur një dritare e hapur.

Lidhur me këtë çështje është lajmëruar policia, e cila ka nisur verifikimet, për të parë nëse ka hyrë ndonjë person brenda.

Gjithashtu pritet të mbërrijnë edhe ekspertë të KQZ-së, për të verifikuar nëse ka dëmtime të materialeve zgjedhore. Ende nuk dihet nëse është marrë apo prekur, ndonjë prej materialeve zgjedhore.

Të fundit