Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i pajetë në Bulqizë

Gjendet një person i pajetë në Bulqizë

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, në rrugën e fshatit Çerecec i Sipërm.

Viktima është identifikuar si Zenel Mera, rreth 73-vjeç me banim në fshatin Gjoricë.

Personi është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën si dhe policinë lokale.

Nga të dhënat e para shtetasi i cili është gjetur pa shenja jete nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet për vdekje nga problemet shëndetësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin.

Të fundit