Flash News

E-TJERA

Antony shpërthen në lot, përshkruan sa keq u trajtua te Manchester United

Antony shpërthen në lot, përshkruan sa keq u trajtua te

Antony u shfaq emocionalisht kur foli për kohën e tij te Manchester United gjatë intervistës së tij të parë si lojtar i Real Betis.

Antony, 25 vjeç, përfundoi një transferim me vlerë deri në 21.6 milionë £ nga Man United te Real Betis në ditën e afatit të transferimeve pas një huazimi të suksesshëm te skuadra e La Ligas në sezonin 2024/25, gjatë së cilës ai kontribuoi me nëntë gola dhe pesë asiste në 26 paraqitje për klubin andaluzian.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me skuadrën spanjolle, duke i dhënë fund periudhës së tij te Man United, pasi braziliani kishte bërë 96 paraqitje për klubin e Premier League pas transferimit të tij në vitin 2022 nga Ajax.

Anësori më parë foli për vështirësitë që hasi gjatë kohës së tij te United në fillim të këtij viti dhe pretendoi se humbi dashurinë për futbollin gjatë një interviste me TNT Sports Brazil.

"Ishte një moment kur mendova të ndaloja së luajturi," tha Antony.

"Nuk e ndjeja më atë dëshirë për të luajtur futboll për shkak të gjithçkaje që po kaloja, për shkak të të gjitha akuzave dhe sepse kisha heshtur për kaq shumë kohë."

Të martën, Antony u prezantua si lojtar i Betis mes entuziazmit nga mbështetësit e klubit që ishin mbledhur në aeroportin e Seviljes.

Të fundit