Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete e moshuara në Përmet, u dhunua me shkop nga bashkëshorti

Gjendet pa shenja jete e moshuara në Përmet, u dhunua me shkop nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Pëllumbarë, në Përmet.

Një i moshuar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 80 vjeç. Policia njofton se e moshuara është gjetur e dhunuar pa shenja jete nga shërbyesja e çiftit.

Nga kqyrja në vendngjarje, 80-vjeçare i janë gjetur shenja të shkaktuara nga goditjet me shkop druri, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga bashkëshorti i saj L. P., 82 vjeç.

82-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Të fundit