Flash News

E-TJERA

"Burgjet e mbipopulluara", Gjermania refuzon të ekstradojë shqiptarin në Britani; dy kërkesa për qeverinë

"Burgjet e mbipopulluara", Gjermania refuzon të ekstradojë

Gjermani ka refuzuar të ekstradojë një të dënuar shqiptarë në Britaninë e Madhe, pas shqetësimeve për gjendjen e burgjeve. Siç raportojnë mediat britanike, shqiptari i cili akuzohet për trafik droge, dyshohet se ka trafikuar rreth 5 kg kokainë dhe ka pastruar një shumë prej 330 mijë £.

Gjykata e Magjistraturës në Westminster lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar, i njohur gjithashtu si njoftim i kuq i Interpolit, duke kërkuar që shqiptari të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar. Ai kishte udhëtuar në Gjermani sepse e fejuara e tij ishte e sëmurë rëndë.

Gjykata më e lartë rajonale e Karlsruhes në Gjermaninë jugperëndimore mori vendimin e saj në fillim të këtij viti dhe ai është bërë publik së fundmi. Mendohet të jetë rasti i parë i këtij lloji në Gjermani.

“Gjykata vendosi që ekstradimi i shqiptarit në Britani ishte ‘aktualisht i papranueshëm’. Pa garanci britanike, ekstradimi nuk është i mundur duke pasur parasysh gjendjen e sistemit britanik të burgjeve. Nuk ka mjete juridike kundër kësaj”, thuhet në arsyetimin e gjyqtares.

Shqiptari u arrestua nga policia gjermane dhe u mbajt në paraburgim.

Avokati i tij mbrojtës, Jan-Carl Janssen përmendi kërkimin e tij rreth mbipopullimit kronik, mungesës së stafit dhe dhunës midis të burgosurve në burgjet britanike. Gjykata gjermane kërkoi siguri në dy raste nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për kushtet e burgut atje.

Gjykata tha se kërkoheshin garanci nga Mbretëria e Bashkuar për standardet minimale në përputhje me konventën evropiane për të drejtat e njeriut, si edhe të specifikonin se në cilin burg do të mbahej shqiptari dhe cilat do të ishin kushtet e paraburgimit të tij.

Të fundit