Flash News

E-TJERA

Gjiknurit, Ahmetajt apo Beqajt, kujt do ja jepje çelësin e kasafortës? Si përgjigjet Rama

Gjiknurit, Ahmetajt apo Beqajt, kujt do ja jepje çelësin e

Kryeministri Edi Rama ka anashkaluar pyetjen se kujt do t'ja jepte çelësin e kasafortës. I pyetur në emisionin e humorit Klanifornia se kë do zgjidhte mes Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt apo Ilir Beqajt për t’i besuar çelësin e kasafortës, Rama nuk është përgjigjur me asnjë emër konkret, por e ka cilësuar aktorin Albano Bogdo si provokator.

Kreu i qverisë nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete as pyetjes se sa mialiardë euro pasuri ka.

Bogdo: Nëse do kishe një kasafortë me lekë, diamante, pasuri, kujt do t’ja jepje çelësin? Gjiknurit, Ahmetajt apo Beqajt?

Rama: Provokator, ti nuk je gazetar, je i kapur nga veset. Vesi i basteve të ka bërë mendjen, lekë, lekë lekë. Kasaforta është e jotja, çelësin harroje se kujt ja jap.

Bogdo: Sa miliardë euro ke? Nga 1 – 10?

Rama: Si s’të vjen vjen turp.

Bogdo: Po ty, si s’te vjen turp të tregosh sa lekë ke?

Rama: I ke bërë miliardat si qimet e bishtit tënd, se ke sa të duash.

Të fundit