Flash News

E-TJERA

Gjimshiti: Do të japim maksimumin kundër Polonisë, çdo gjë vendoset në fushë

Gjimshiti: Do të japim maksimumin kundër Polonisë, çdo

Një ditë para ndeshjes me Poloninë në Varshavë, kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Sylvinho, duke theksuar përgatitjen dhe motivimin e skuadrës.

“Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr. Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Kjo mendoj se do të na ndihmojë,” deklaroi Gjimshiti.

Kapiteni theksoi rëndësinë e përqendrimit dhe të dhënies së maksimumit, duke nënvizuar se Shqipëria synon të luajë një ndeshje të fortë edhe përballë një kundërshtari si Polonia.

 

Të fundit