Flash News

E-TJERA

Gjinushi përgënjeshtron Gjekmarkajn: S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike, por bashkim me "Shkencat"

Gjinushi përgënjeshtron Gjekmarkajn: S'ka shkrirje të

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka mohuar akuzat e kyetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit është shprehur më herët se Gjinushi ka propozuar shkrirjen e Akademisë Albanologjike për ta vendosur nën varësi të Akademisë së Shkencave.

Përmes një prononcimi për gazetarët, Gjinushi u shpreh se nuk dëshiron të t'ju përgjigjet deklaratave politike. Ai tha se nuk bëhet fjalë për shkrirje, por për ribashkim. Gjinushi shtoi se modeli i ribashkimit është më produktivi që ekziston për vende të vogla si Shqipëria.

"Bëhet fjalë për ribashkim të Akademisë së Studimeve me Akademinë e Shkencave, të cilat zakonisht kanë punuar bashkë. Ky është një nga modelet më produktiv që ekziston, aq më tepër në një vend të vogël, i cili s'ka komoditetin që të ketë një akademi onorifike.

Nuk e di nga e keni gjet fjalën shkrirje se bëhet fjalë për ngritje. Ke një burim të gabuar që është politik. Su përgjigjem atyre që flasin në mënyrë politike, se Akademia nuk jep urdhra", tha Gjinushi.

 

Të fundit