Flash News

E-TJERA

Gjithçka gati për sfidën me Serbinë, kombëtarja shqiptare niset drejt Nishit

Gjithçka gati për sfidën me Serbinë, kombëtarja

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt qytetit të Nishit, ku do të akomodohet në hotelin pranë stadiumit “Duboçiça”, ku të shtunën do të zhvillohet ndeshja ndaj Serbisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në orën 16:30 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një lojtari të ekipit, ndërsa më pas, në orën 17:30, kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në fushën ku do të luhet takimi.

Në ndeshjen e së shtunës nuk do të lejohen tifozët shqiptarë**, për shkak të masave të rrepta të sigurisë.

 

Të fundit