Flash News

E-TJERA

Pa bileta, por me zemër/ Anëtari i "TKZ" në Politiko: Sheshi Italia do të dridhet nga mbështetja për Kombëtaren

Pa bileta, por me zemër/ Anëtari i "TKZ" në Politiko:

Të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Shqipëria do të përballet me Serbinë në një përballje historike dhe emocionale.

Ndërsa futbollistët përgatiten në fushë, tifozët “Kuq e zi” gjithashtu po organizohen për të ndjekur këtë duel të rëndësishëm.

Anëtari i tifoz-grupit më të madh të Kombëtares Shqiptare, Ariglon Pali ka treguar për Politiko.al detaje mbi organizimin, pritshmëritë dhe emocionet e tifozëve për këtë ndeshje të veçantë.

Anëtarët e Tifozëve Kuq e Zi do të mblidhen tek Sheshi Italia, ku do të vendoset një ekran gjigand për të ndjekur ndeshjen, duke krijuar një atmosferë festive jo vetëm për anëtarët e TKZ-së, por edhe për sportdashës të tjerë.

Situata në tribuna mbetet e qetë, shprehet Pali, pasi tifozët shqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë në stadium në Serbi.

Megjithatë, mbështetja e tyre do të ndihet nga larg, ndërsa tensioni mbi lojtarët pritet të jetë i lartë, jo vetëm për luftën për vendin e dytë, por edhe për dimensionin historik të përballjes.

INTERVISTA E PLOTË

Të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje historike dhe emocionuese. Cfarë keni planifikuar, si do jeni organizuar?

Ndeshja kundër Serbisë është padyshim shumë e rëndësishme për mua, si tifoz dhe si pjesë e tifozëve Kuq e Zi, pasi luajnë kundër armikut tonë, qoftë sportiv, qoftë historik.

Në aspektin sportiv, ne luftojmë për vendin e dytë dhe kundërshtari ynë është Serbia. Ndërsa sa i përket historisë, dihet që ata kanë qenë, janë dhe do të jenë armiqtë tanë të përjetshëm, dhe këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Historia nuk duhet të harrohet në asnjë mënyrë, sepse një histori që harrohet është e predispozuar të përsëritet.

Tifozët Kuq e Zi do të mblidhen tek Sheshi Italia, ku do të vendoset një ekran gjigand, dhe aty do të jenë jo vetëm anëtarë të TKZ-së, por edhe sportdashës të tjerë.

Si e shikoni këtë përballje? A do ketë tensione?

Sa i përket përballjes, pritet shumë tension, jo vetëm për luftën për vendin e dytë, por edhe për aspektin historik.

Shpresojmë që të mos përsëritet ajo situatë e vitit 2014, kur u rrezikua jeta e futbollistëve tanë, por besoj se nuk do të ketë tensione të tilla.

A ka arritur ndonjëri nga anëtarët e grupit të marrë biletë për këtë ndeshje?

Në tribuna, situata është e qetë, pasi tifozët shqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë në stadium, gjë që unë nuk e kuptoj. Në një anë, federata zhvillon kompeticione si Europiani me Serbinë (p.sh. ai i vitit 2027 për U-21), por njëkohësisht nuk lejon tifozët të shkojnë në Serbi për të ndjekur ndeshjen.

Parashikimi i rezultatit

Fillimisht, shpresoj që gjithçka të mbyllet pa telashe për jetën e futbollistëve, ndërsa për rezultatin, do të isha i kënaqur me një 0-1 për Shqipërinë. /Përgatiti Neta Fero

Të fundit