Flash News

E-TJERA

GjK i drejtohet Venecias, Ademi: Demokracia u shkelmua në 30 qershor; Daci: Dështoi pengimi i gjykimit të çështjes

GjK i drejtohet Venecias, Ademi: Demokracia u shkelmua në 30 qershor; Daci:

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, pas përfundimit të seancës maratonë në Gjykatën Kushtetuese lidhurme legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019 ka deklaruar para mediave se beson se Gjykata Kushtetuese do të vijojë me një vendimmarrje që do t'i shërbejë pluralizmit në Shqipëri.

"Fakti që sot kemi duke e shqyrtuar është një arritje e madhe, drejtësia duhet të vendosë. Sot patëm një seancë shumë të gjatë, unë besoj se edhe Gjykata Kushtetuese të vijojë me një vendimmarrje që do t'i shërbejë jo vetëm shoqatës së Bashkive po pluralizmit në Shqipëri, themelet e demokracisë janë shkelmuar më 30 qershor të vitit 2019.

Uroj të kemi sa më shpejt një vendim. Institucionet në Shqipëri duhet të respektojnë ligjin", tha Ademi, ndërsa përfaqësuesi ligjor i saj, Jordan Daci tha se beson se do të pranohet kërkesa e Shoqatës së Bashkive, të cilën e përfaqëson si avokat mbrojtës në këtë çështje.

Lajmi mirë është që gjykata kushtetuese funksionon, çdo tentativë e paligjshme, politike dështoi me sukses për të penguar gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi u zhvillua. Është në të drejtë të Gjykatës ti drejtohet Venecias.
Besojmë se nuk do të ketë asnjë devijim, por në favor të pranimit të kërkesës sonë.

Edhe debati tregoi se sa qesharakë bëhen përfaqësuesit e institucioneve tona se shiko se unë nukë shprehem për mendimin e institucioneve të mëparshme, apo nuk e di kur është bërë kërkesa. Ata tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë, merita e Shoqatës është që e ngriti në nivel kushtetues dhe ne kemi besim se do e pranojë Gjykata kërkesën tonë.”- tha Daci.

Të fundit