Flash News

E-TJERA

GJK la në fuqi arrestin me burg, reagon Meta: Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës

GJK la në fuqi arrestin me burg, reagon Meta: Asnjë surprizë nga

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e tij dhe la në fuqi masën e arrestit me burg.

Meta shprehet se nuk ka asnjë surprizë dhe zhgënjim nga “Gjykata e Lanës”, por kërkoi dinjitet nga gjyqtarët për të zbardhur vendimin.

Meta ftoi mediat të ndjekin seancën e parë të gjykimit në themel përballë asaj që ai e quan “bandë”.

“Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës!

Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.

Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.

Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.

Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”, shkruan Meta.

Të fundit