Flash News

E-TJERA

GJKKO e riktheu në qeli, gazetarja: Alqi Bllako rrezikonte të largohej nga Shqipëria

GJKKO e riktheu në qeli, gazetarja: Alqi Bllako rrezikonte të largohej

Apeli i Posaçëm vendosi sot të pranojë kërkesën e SPAK për të rikthyer në qeli ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje për News24 duke thënë se SPAK ka argumentuar në kërkesë se ka prova që Bllako po planifikonte të largohej nga vendi.

“GJKKO vendosi të pranojë Apelin e SPAK. Bllako ishte i pranishëm në seancë gjyqësore. SPAK ka kërkuar të prishje vendimi shkallës së parë dhe të ashpërsohej asaj duke argumentuar se ka prova dhe fakte dhe se ka rrezik të largohet nga Shqipëria”, raportoi gazetarja Klodian Lala.

Ish-deputeti ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi gjykata vendosi ta lirojë me argumentin se ishte baba i dy fëmijëve që kishin nevojë për përkujdesje.

Të fundit