Flash News

E-TJERA

GJKKO i sekuestroi pasurinë, vëllai i deputetit Mahmutaj ankimon vendimin; gjyqtarët që do marrin në dorë çështjen

GJKKO i sekuestroi pasurinë, vëllai i deputetit Mahmutaj ankimon

Gazment Mahmutaj, vëllai i deputetit demokrat Kasem Mahmutaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e pasurive. Ankimimi është bërë më datë 27, ndërsa Apeli i GJKKO do e marrë në shqyrtim më datë 18 maj. 

Sipas njoftimit, trupi gjykues i përbërë nga kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara do të shqyrtojnë çështjen.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit G.M. do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00", thuhet ne njoftim. 

Në pronat e vëllezërve Mahmutaj listohen disa apartamente, biznese private apo automjete, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit demokrat të Beratit, Kasëm Mahmutaj, për të cilat Gjykata e Posaçme krijoi bindjen se rrjedhin si pasojë e aktivitetit kriminal në Itali të shtetasit Gazmend Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska, i cili është dënuar nga Gjykata e Veronës në vitin 1993, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Ai njihet si person me precedent kriminal dhe është dënuar me 25 vite heqje lirie, për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Gjykata ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutaj, familjarëve apo lidhjeve miqësore e shoqërore të tij. 

Të fundit