Flash News

E-TJERA

GJKKO pushoi çështjen, presidenca: Vendimi është i papranueshëm, refuzoi ekspertizën e huaj

GJKKO pushoi çështjen, presidenca: Vendimi është i

Presidenca ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme pushoi çështjen, ku Kreu i Shtetit Ilir Meta kishte paditur për shkelje të Kushtetutës ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin.

Presidenca e cilëson të papranueshëm vendimin e GJKKO-së, duke theksuar se do ta ankimojnë. Gjithashtu nënvizohet se çdo funksionar që ka shkelur ligjin duhet të përballet me drejtësinë.

"Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është i papranueshëm dhe do të ankimohet sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale. SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre", shkruan ndër të tjera zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Të fundit