Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve, Beleri: Janë manipuluar provat

GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për të përjashtuar nga trupa gjykuese dy gjyqtarët, Erion Çela dhe Irena Gjoka. Avokatët e Belerit pretenduan se dy gjyqtarët janë treguar të njëanshëm në gjykim.

Ndërsa Beleri deklaroi se është futur në burg për një dëshmi të falsifikuar.

Ai tha se çështja ndaj është montuar keq dhe se kemi të bëjmë me prova të manipuluara.

“Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat.

Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”, mësohet të ketë thënë Beleri.

Të fundit